Amir Murseli

TRUCK DRIVING TEACHER

MESSAGE ME

0

COURSES

0

RATING

Home Teachers

Amir Murseli

Kush është themeluesi i Auto Shkolla “HIRDA”?

Emri im është Jashar Hirda, jam themelues i Auto Shkolla “HIRDA” dhe bashkëndërtues i saj ndër vite me 3 fëmijët e mi, Hirmetin, Idahin dhe Hadixhen, vazhdueshëm dhe me shumë përkushtim. I gjithë ky rrugëtim profesional bëhet më i veçantë me atë që kam pasur mbështetjen e bashkëudhëtares sime, gruas. Ajo më ka plotësuar me motivin e saj ndaj meje, një dorë e hekurt e pandashme, duke drejtuar jetësimet e shumë proceseve të rëndësishme bashkarisht me mua.

Karakteri im është i fuqishëm dhe jo kompleks, nuk paragaboj shpesh ngase edhe përvoja ndër vite është vigjilente, por këshillat dhe kritikën e pranoj gjithmonë, përgjithësisht i mendoj mire gjërat para se të veproj, jam i shoqërueshëm dhe në të njejtën kohë kryetar ne SHBE “Shkupi”, i dua dhe i praktikoj shume aktivitetet sportive.

Një pjesë të kohës së lirë e shpenzoj edhe duke eksploruar në botën e internetit ku më shumë më pëlqejnë dokumentaret rreth botrave të natyrës dhe teknologjisë. Më tepër interesohem për informacione mbi dukuri të ndryshme dhe shumë pak merrem me gjëra që të humbasin kohën.

Misioni im është të festojmë sigurinë e përditshme të shoferëve dhe të vazhdojë ta bëjë qytetin e Shkupit një mjedis më të sigurtë dhe efikas të drejtimit dhe jo vetëm aq, por kudo në botë dhe se, institucioni ynë të besohet si një epiqendër e drejtimit. A nuk janë rrugët përjetim brenda jetës? Këtë e kanë besuar deri më tani afër 10.000 kandidatë të regjistruar dhe vazhdon të rritet numri cdo ditë, kjo është një arritje që më bën edhe më shumë motivues dhe reflektim në shoqëri.

Kam vazhduar dhe perpjekja ime është që të jem zëri i mirë dhe mesazhi i drejtë i vetes, rrethit dhe për këdo tjetër.

Any review founded
Any courses assigned

Mail : [email protected]

Phone : +470639746

Skype : jane.taylor

Web : http://www.education.com

Location : Atlanta

Contact Me